Të tjera detje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e tentativës së përdhunimit të 21-vjeçares nga një 68-vjeçar.
Gazetari Simon Shkreli raporton se vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit dhe vajza në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari”, raporti gazetari Simon Shkreli.
Vajza ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e ka pranuar autorësinë. Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.