Policia Rrugore e Tiranës do të ndëshkojë me masë administrative maksimale, të gjitha mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë ecjes në të.
Gjithashtu, do të gjobiten edhe mjetet të cilat kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent.
“Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë ecjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!
Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë dhe më të pastër!”, thuhet në njoftimin e Policisë.