FOTO/ Ky është ashensori që i mori jetën 17-vjeçarit në “Orange Club”, ISHMT: Nuk është…

Aktualitet

Publikuar: 26/08/2023

FOTO/ Ky është ashensori që i mori jetën 17-vjeçarit në “Orange Club”, ISHMT: Nuk është…

Inspektoret e Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë reaguar pas verifikimit të pajisjeve që shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën Antonio Delilajt, ndihmës-kamarierit 17-vjeçar që punonte në clubin “Orange”, në Sarandë.

Me anë të një njoftimi pë mediat ISHMT, sqaron se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Ngjarja tragike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Spiro Iljadhit.

Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.