“Po qarkullon një substancë që…”, çfarë kishte konsumuar i riu që shkaktoi aksidentin dje te Diga e Liqenit?

Aktualitet

Publikuar: 23/08/2023

“Po qarkullon një substancë që…”, çfarë kishte konsumuar i riu që shkaktoi aksidentin dje te Diga e Liqenit?

Dje, një i ri 26- vjeçar u përfshi në një aksident në Liqenin Artificial të Tiranës.

Eldi Alushi nga qyteti bregdetar i Durrësit, ecte me shpejtësi tepër të lartë në “Rrugën e Kosovarëve” dhe më pas makina makina ka “fluturuar” mbi skarpatën që ndan Digën e Liqenit nga kjo rrugë dhe ka përfunduar në muret ndarës të pedonales buzë ujit.

Dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Sipas gazetës Dita, bazuar në burimet hetimore, në klubet e natës po qarkullon një drogë ku shkalla e humbjes së perceptimit të realitetit është shumë e lartë.

Droga përshkruhet si veçanërisht e rrezikshme pas konsumimit. Në doza të larta, ajo i krijon viktimës perceptimin se mund të fluturojë.