Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit “Flakë në det”. Bëhet me dije se në burg janë lënë shtetasit: Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela, Besnik Brokeri, Kyrylo Ponomarenko, dhe Kostiantyn Biellon.
Theksojmë se operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza, DEA-n amerikane një ditë më parë. Kanabisi është gjetur në velierën e diegur, që trafikantët i vendosën zjarrin për të zhdukur gjurmët.
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga bëri të ditur dje në një deklaratë për mediet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike. Kanabisi është gjetur në velierën e djegur, ku trafikantët i vendosën zjarrin për të zhdukur gjurmët. Ndërkohë, ish-policit Arlin Ismailukës i janë gjetur në kroskotin e makinës 10 mijë euro.
Kujtojmë se gomonia u pikas nga policia teksa po lundronte me shpejtësi drejt velierës “Niula”. Kjo e fundit mbante flamur të huaj dhe ishte futur pa leje në ujërat e shqiptare, në afërsi të Kepit të Rodonit.
Në velierë ndodheshin dy shtetasit ukrainas, ndërsa katër shtetasit shqiptarë ndodheshin në gomone. Grupi i shqiptarëve do ta shkëmbente lëndën narkotike kanabis me kokainë në ambientet e lokalit “Royal Blue” e më pas do të bëhej trafikimi i saj.