19-vjeçarja e denoncon për përdhunim, arrestohet i riu në Durrës, çfarë i gjeti policia në banesë

Aktualitet

Publikuar: 17/08/2023

19-vjeçarja e denoncon për përdhunim, arrestohet i riu në Durrës, çfarë i gjeti policia në banesë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësi, pas denoncimit të një 19-vjeçareje që ai kishte abuzuar me të.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi me ininciale F.O, u arrestua pasi e reja e akuzon se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij.

Ndërkohë, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësine e provës materiale një dozë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.