Nuk janë vetëm shqiptarët ata që shkaktojnë telashe kur lëvizin jashtë vendit. këtë here protagonistë janë bërë një grup turistësh italianë, të cilët janë larguar pa paguar nga një restorant.
Lajmin e kanë bër të ditur vetë pronarët e restorant “Guva”, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë shpërndarë videon e momentit dhe me nota ironie u uron atyre pushime të mbara.
Në video dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.
“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”