Trafikantët u kapën kur po shkëmbenin mallin/ Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Kurbin, arrestohen 10 persona

Aktualitet

Publikuar: 15/08/2023

Trafikantët u kapën kur po shkëmbenin mallin/ Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Kurbin, arrestohen 10 persona

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar sot në ujërat shqiptare nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.

Njëra prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorrë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.

Një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin është goditur teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera në kuadër të këtij operacioni që ka nisur prej disa ditësh edhe nga pala italiane.