Garda strehë krimi si policia e Shkodrës, pas Martin Nikollës, arrestohet një tjetër gardist me armë në makinë, kreu Gramos Sako i arrestuar për orgji

Krim & Korrupsion

Publikuar: 09/08/2023

Garda strehë krimi si policia e Shkodrës, pas Martin Nikollës, arrestohet një tjetër gardist me armë në makinë, kreu Gramos Sako i arrestuar për orgji

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë pas shkarkimit dhe më pas të arrestimit të efektivitit të Gardës së Republikës Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqëtrimit teë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, i cili u përfshi në sherrin banal në Hamallaj të Durrësit duke përdorur dhe armën e shërbimit në këtë ngjarje, dhe pas apelit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla për etektivët e Gardës, sërish efektivët e këtij reparti vijojnë të prodhojnë ngjarje të dyshimta kriminale.

Kjo pasi mbrëmjen e djeshme është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje nga një punonjës i Gardës.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Kristjan Gjini, i cili akuzohet se lëvizte me armë pa leje, ndërkohë që përjashtimi i tij është firmosur menjëherë nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës.

Ndërkaq, kreu i Gardës, Gramos Sako aiç edhe e deklaron dhe pranon edhe vetë, është arrestuar në dhjetor të vitit 1996 për shfrytëzim prostitucioni në vilat qeveritare në Vlorë.

Në atë kohë, Sako ishte roje e vilave ku çlodheshin Sali Berisha me shpurën e tij.

Sipas dosjes, e cila do të mbyllej më pas për shkak se dëmtohej rëndë imazhi i pushtetit dhe implikoheshin zyrtarë, Gramos Sako dhe persona të tjerë, mbushnin me vajza vilat qeveritare, duke i shfrytëzuar si prostituta.

Vilat qeveritare në Vlorë ishin kthyer sipas policisë në shtëpi publike. Ndërsa Berisha shtypte opozitën me SHIK-un e Gazidedes, luftonte me SHBA-të dhe flirtonte me iranianët, vilat qeveritare shfrytëzoheshin për orgji, harbime dhe festa të çmendura.

Për të mbuluar këtë damkë, duket se Sako ka ndryshuar më pas emrin dhe mbiemrin, nga Gramoz Saka në Gramos Sako.

Vëllai i tij, Artan Sako ka marrë rreth 100 milionë euro tendera publikë me kompaninë 2 T. Një pjesë të parave ia ka kaluar kunatës, pra bashkëshortes së kreut të Gardës.