“Le të marrë dënimin e merituar”, flet nëna e një prej autorëve të vrasjes së Luljeta Prezës

Aktualitet

Publikuar: 07/08/2023

“Le të marrë dënimin e merituar”, flet nëna e një prej autorëve të vrasjes së Luljeta Prezës

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aldo Brahimaj dhe Ylli Gabovarin. Këta të fundit akuzohen për vrasjen e 33-vjeçares Luljeta Preza, të cilën pasi e gosditën me thikë në gjoks e bark e lanë të pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Në një deklaratë për mediet, nëna e Aldo Brahimajt shprehet se nuk kishte informacion se çfarë bënte i biri në Durrës, ndërsa është shprehur ndodhen në kushte shumë të vështira ekonomike. Ajo kërkoi që i biri të marrë dënimin e merituar nëse është autor i vrasjes së 32-vjeçares.

“Kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Nëse ai e ka kryer vrasjen, le të marrë dënimin që i takon”, mësohet të ketë thënë nëna e tij.