Ish-ministrja e financave Anila Denaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK.
Anila Denaj qëndroi në detyrën e ministres së Financave nga 17 janari 2019 deri më 18 shtator 2021 ndërsa aktualisht është deputete e qarkut të Vlorës.
Denaj është thirrur për disa afera, përfshirë edhe koncensionin e sterilizimit.
Anila Denaj dyshohet se ka marrë pjesë edhe në aferën e grabitjes së pronave të ushtrisë, duke i kaluar në pronësi të Oligarkëve.
Krahas Olta Xhaçkës, e cila pritet të arrestohet për dhënien e bazës së Sarandës Tan Dulakut, në këto afera është implikuar edhe Anila Denaj.