Nënkryetari i Bashkisë Kukës paraqitet në SPAK, pyetet për skandalin e Safet Gjici

Aktualitet

Publikuar: 04/08/2023

Nënkryetari i Bashkisë Kukës paraqitet në SPAK, pyetet për skandalin e Safet Gjici

Nënkryetari i Bashkisë Kukës në SPAK Granit Gjana, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Sipas burimeve të Euronews Albania ai është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ish-kryebashkiakun e arrestur Safet Gjici.

Granit Gjana shfaqet në video ku diskutohet për një tender për stehimin e qenve të rrugës në Kukës.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me një Alma Kaçin në ambinetet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona të tjerë të implikuar.

Në videon e realizuar nga Alma Kaçi zbulohet se pasi kryen aktin seksual, ajo i ka kërkuar ish-kryetarit të bashkisë Gjici ta ndihmonte për të ndërtuar një vendstrehim qensh. Ky i fundit në këtë moment ka thirrur në zyrë nënkryetarin Gjana në mënyrë që ky t’u shpjegonte procedurat.