EMRI/ Vritet 32-vjeçarja në Durrës, trupi i pajetë u gjet poshtë urës së ‘Dajlanit’, dyshohet se është përdhunuar

Aktualitet

Publikuar: 02/08/2023

EMRI/ Vritet 32-vjeçarja në Durrës, trupi i pajetë u gjet poshtë urës së ‘Dajlanit’, dyshohet se është përdhunuar

Luljeta Preza, 32-vjeçe, pjesëtare e komunitetit rom u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të mërkurë poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Policisë iu deshën disa orë për të identifikuar viktimën dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup, ç’ka i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën për të shkuar në identifikimin e autorit të krimit.Burimet thanë se viktima mund të jetë abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit, ku qëndrojnë shumë anëtarë të komunitetit rom.