Policia ndihmon 28 persona në anijen turistike dhe dy finlandezë me kanoe në Vlorë, babai dhe djali shpëtojnë mrekullisht në Durrës

Aktualitet

Publikuar: 29/07/2023

Policia ndihmon 28 persona në anijen turistike dhe dy finlandezë me kanoe në Vlorë, babai dhe djali shpëtojnë mrekullisht në Durrës

Policia u ka shkuar në ndihmë disa shtetasve që kanë rrezikuar të mbyten në det këtë të shtunë, në Karaburun, Spille dhe Durrës.

Bëhet me dije se mesditën e sotme, një shtetase ka telefonuar për ndihm,ë pasi anija turistike me të cilën ajo po udhëtonte bashkë me 27 persona të tjerë, pësoi defekt në zonën e Karaburunit.

Disa minuta më pas, 2 turistë nga Finlanda kanë kërkuar ndihmë pasi kishin humbur kontrollin e kanoes së tyre për shkak të dallgëve në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve’.

Menjëherë, Policia Kufitare e vlorës është nisur me ekipe shpëtimi, ku më pas është bërë i mundur nxjerrja në breg e anijes turistike me 28 pasagjerë dhe kanoes së dy turistëve finlandezë.

Gjithashtu, Policia Kufitare e Durrësit ka shpëtuar bashkë me rojen e plazhit në Spille, një 44-vjeçar bashkë me djalin e tij 9-vjeç të cilët rrezikuan të mbyteshin.Të gjithë shtetasit që rrezikuan që mbyteshin në det, aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.