Sushi, verë dhe puro/ Ahmetaj darkoi me burrin e Olta Xhaçkës para arratisjes

Aktualitet

Publikuar: 28/07/2023

Sushi, verë dhe puro/ Ahmetaj darkoi me burrin e Olta Xhaçkës para arratisjes

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, darkën e tij të fundit para se të arratisej e ka kaluar nën shoqërinë e “investitorëve strategjikë”.

Në media së fundmi është publikuar një foto e Ahmetajt, e cila besohet të jetë bërë pak para se ai të arratisej nga Shqipëria. Në këtë foto ai shfaqet në një nga restorantet e njohura në Tiranë me Artan Agaçin që cilësohet si investitor strategjik nga Rama por është edhe bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.

Bashkë me ta në tavolinë ndodhet edhe një person tjetër, por identitieti i tij nuk dihet pasi është me shpinë.

Gjatë darkës mes këtyre personave nuk kanë munguar sushit, purot dhe vera e bardhë.