Erion Braçe ministër Bujqësie? Ja kë do shkarkojë Rama dhe cilët janë emrat e rinj që hyjnë në qeveri!

Kryesore

Publikuar: 28/07/2023

Erion Braçe ministër Bujqësie? Ja kë do shkarkojë Rama dhe cilët janë emrat e rinj që hyjnë në qeveri!

Prej ditësh përflitet se do ketë shkarkime ministrash në mbledhjen e pazakontë të qeverisë që Rama e ka thirrur në Tepelenë.

Emrat që qarkullojnë janë disa, por si çdo herë, është vetë Rama që do vendosë në sekondën e fundit.

Në media ndërkohë kanë nisur spekulimet. Duket e habitshme, por ‘bastet e para’ këtë herë janë hedhur në shtypin e diasporës.

Jemi lajmeruar nga disa kolege nga Kosova se ne Kabinet mund te perfshihen emra si Artan Lame tek Kultura, Auron Tare tek Turizmi, Erion Brace tek Bujqesia” – tha një gazetar i Bota e Re për DITA.

Në Tiranë ndërkohë përflitet largimi i ministres Krifca për shkak të hetimit të OLAF mbi fondet e AZHBR, si dhe i ministres Ibrahimaj. Ka zëra se Rama mund të lëviz edhe ministrin e drejtësisë, Ulsi Manja.

Nga emrat që ka dhënë kolegu nga Kosova bie në sy emri i Auron Tares. Një emërim i tij do ishte i mirëpritur, por i habitshëm, duke patur parasysh që Tare ka qenë një opozitar i fortë i politikave të Ramës në lëmin e kulturës, veçanërisht për statusin e Butrintit.

I njohur për miqtë e tij me influencë në SHBA, Tare shoqëroi së fundmi për herë të dytë, vajzën e Donald Trump, në vizitën e saj në jug të vendit, ku janë takuar edhe me kryeministrin Rama (foto, Ivana Trump dhe Rama).

Edhe Erjon Braçe njihet si zë opozitar brenda PS, i angazhuar në vijimësi me problemet e bujqësisë, kurse Artan Lame u largua pak kohë më parë nga drejtimi i Kadastrës.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vetëreformim brenda qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga takimi me dyer të mbyllura i qeverisë në Tepelenë.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi, Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan Rama.