Tritol banesës së Altin Lamçes, hera e tretë brenda disa muajsh

Aktualitet

Publikuar: 26/07/2023

Tritol banesës së Altin Lamçes, hera e tretë brenda disa muajsh

Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Tetori” në Lushnje. Lënda plasëse është hedhur në banesën ku banon Altin Lamçe.

Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim por aktualisht në banesë jeton tregtari Altin Lamce.

Kjo është hera e tretë që banesës së tij i vihet tritol. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia pèr ngjarjen.