SPAK bën gati letrat për arrestimin e Ilir Metës dhe Jamarbër Malltezit. Berisha kërcënon me prostesta dhe trazira

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/07/2023

SPAK bën gati letrat për arrestimin e Ilir Metës dhe Jamarbër Malltezit. Berisha kërcënon me prostesta dhe trazira

Prapaskena, që paralajmëroi ekskluzivisht kërkesat për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe Vangjush Dakos, mëson nga burime serioze se SPAK ka bërë gati letrat për të kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe Jamarbër Malltezit për pastrim parash dhe korrupsion.

Pas arratisjes së Arben Ahmetajt, Meta dhe Malltezi mund të prangosen para shtatorit.

I perceptuar dhe i lakuar si babai i korrupsionit në Shqipëri, Ilir Meta pritet të arrestohet për dosjen e lobimit në SHBA, pas ardhjes së letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë konfirmuar shpenzimet gjatë viteve 2016-2017, me para që nuk janë deklaruar në organet përkatëse në Shqipëri.

Kërkesa për arrestimin e Ilir Metës do të firmoset nga prokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.

Prapaskena mëson se gjatë marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta ia ka faturuar përgjegjësinë e lobimit me para të pista Petrit Vasilit dhe Monika Kryemadhit, të cilëve Meta u la formalisht partinë pasi u emërua President nga Parlamenti.

Por, hetimet kanë konfirmuar se Ilir Meta ka drejtuar fsktikisht partinë, duke u kujdesuar edhe për lobimin me para të psita.

Ndërkaq, SPAK pritet të kërkojë arrestimin e Jamarbër Malltezit për pastrim parash përmes ngritjes së disa pallateve në pronën shtetërore ish Klubi Partizani të tjetërsuar.

Pas disa javësht heshtje, Ilir Meta duket se është sinjalizuar për vendimin, pasi prej tre ditësh ka nisur një fushatë mbrojtjeje, duke përgatitur terrenin për t’a denoncuar arrestimin e tij të pritshëm si një akt politik të Edi Ramës.

Nisur nga interesi politik dhe pozitat e pushtetit, Edi Rama jo vetëm nuk ka asnjë intetes për futjen në burg të Ilir Metës, por përkundrazi, kërkon të ruhet pakti i heshtur ‘i joti mishin t’a han, por kocin t’a ruan’.

Duket se pas 32 vitesh në lojë ka hyrë një tjetër forcë, mbi pazaret dhe marrëveshjet e pashkruara të kokave të politikës së Tiranës, për të vjedhur, mbrojtur njëri-tjetrin dhe ruajtur sundimin.

Lehtësia me të cilën SPAK asgjësoi Arben Ahmetajn është një mesazh i qartë.

Nuk ka dyshime se Sali Berisha është sinjalizuar për planin për arrestimin e Jamarbër Malltezit.

Një ditë më parë, Berisha hodhi idenë e protestave popullore si arma e fundit që i ka mbetur në dorë. Një plan i tillë u mbështet edhe nga Ilir Meta sot gjatë një interviste televizive, me pyetje të diktuara nga vetë Meta.