Shqipëria është në fokus të ndërkombëtarëve.
Në këtë mori zhvillimesh politike, Isabel Santos ka hartuar edhe një projekt-rezolutë, për nga përmbajtja, më kritikja e viteve të fundit.
Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë u ndal ndër të tjera te ndërtimi i aeoroportit të Vlorës.
Qeverisë Shqiptare i tërhiqet vëmendja dhe i kërkohet të ndalohet menjëherë ky projekt që cënon dhe shkel normat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversiteti.
Konkretisht në pikën 84-të të projekt-rezulotës thuhej:
“I kërkohet qeverisë shqiptare të ndalojë projektet që rrezikojnë të shkelin normat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së biodervistetit, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura”.
Kujtojmë që ambientalistët në Shqipëri kanë qenë kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Nga ana tjetër, qytetarët vlonjatë kanë kërkuar të kundërtën teksa pretendonin zhvillimin e këtij qyteti bregdetarë me ndërtimin e tij.
Kujtojmë që ambientalistët në Shqipëri kanë qenë kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Nga ana tjetër, qytetarët vlonjatë kanë kërkuar të kundërtën teksa pretendonin zhvillimin e këtij qyteti bregdetarë me ndërtimin e tij