Djegia e 3 makinave në Vlorë/ Momenti kur autori i vë flakën, dëmtohet edhe vetë

Aktualitet

Publikuar: 18/07/2023

Djegia e 3 makinave në Vlorë/ Momenti kur autori i vë flakën, dëmtohet edhe vetë

Mediat kanë publikuar foton e autorit që i vë flakën makinave në Vlorë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar.

Pasi ka vendosur zjarrin dyshohet se është dëmtuar edhe vetë gjatë momentit kur është larguar. Policia ende nuk ka një autor të dyshuar për zjarrvënien.