Të gjithë dëgjojnë gojëhapur dhe të mërzitur Doktorin

Aktualitet

Publikuar: 17/07/2023

Të gjithë dëgjojnë gojëhapur dhe të mërzitur Doktorin

Ndërkohë që Berisha përkujton një vjetorin e “non grata” britanike, në sallë ishin mbledhur gjithë drejtuesit e mbetur të PD së Berishës dhe disa punonjës shtypi të tij.

Ajo që bien ë sy është se të gjithë dëgjojnë gojëhapur dhe fytyrë vrerosur. Sali Berisha e ka parë që gjithë këto dy vjet kur është shpallur Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe, ai po xhiron bosh, edhe pse ka harxhuar shumë para e mobilizuar njerëz e media.

Nga frika e ndonjë veprimi të drejtësisë, ai ka dalë në një konferencë “vjetore” si për të ngritur zërin se është i fortë e me njerëz përreth. E ka mobilizuar të gjithë “ushtrinë” e tij mediatike e politike.

Por jo të gjithë kanë qenë të vëmendshëm.
Flamur Noka, duket i lodhur nga organizimi i eventit, ka dremitur pak. Edi Paloka nga ana tjetër kontrollon kush mungon e kush ka ardhur. Andi Bejtja dhe gazetari Basir Çollaku janë tërë sy e vesh se çfarë të “rejash” do ofrojë doktori…/TEMA