Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mnëgjesit të sotëm në zonën e Halkidikit, Greqi. Sipas asaj që shkruajnë mediet helene dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar në resortin e njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj një biznesmeni nga Shkupi dhe shokut të tij.
Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bagraini Orhain , i cili është biznesmen i kazinosë dhe tregtisë së pijeve alkoolike në Shkup. Ndërsa shoku i tij, 45-vjeçari i tij, Sead Slezovikg mori plagë të lehta dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve, të cilët pas kryerjes së krimit janë larguar me motor.