Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas dhunimit nga Fero

Show Biz

Publikuar: 15/07/2023

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas dhunimit nga Fero

akuzën dhunë në familje, vjen reagimi i parë i Arbenita Ismajlit. Përmes një postimi në Instagram, ajo falenderon ata të cilët  e kanë mbështetur dhe kujdesur për  të, pasi partneri i modeles, Fero ushtroi dhunë ndaj saj.

“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar Arbenita në Instastory.

Fero është arrestuar  tre ditë më parë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Një debat ka pasur mes çiftit në banesën e tyre në Gjilan, ku pas konfliktit dyshohet se ai ka goditur me grusht Arbenitën dhe i ka thyer dhe telefonin e saj personal, si dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë e do i marrë vajzën.

Ka qenë Arbenita që ka bërë denonimin në Polici dhe më pas reperi është arrestuar dhe shoqëruar  për hetime të mëtejshme.