Prapaskena

Aktualitet

A e ka blerë Ahmetaj gazetaren Ola Xamën si ish zëdhënësin e Bodes që i hapi TV-në? Si gënjeu publikun me shkrimin te BIRN duke mbrojtur korrupsionin

Publikuar: 14/07/2023

Gazetarja Ola Xama, përmes një artikulli të publikuar në Reporter.al, ka interpretuar një pjesë të dosjes së SPAK në favor të ish ministrit Arben Ahmetaj, duke dashur tê rëndojë në të njëjtën kohë ish shokët e tij, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Duke nxjerrë dosjen e SPAK jashtë kontekstit për korrupsionin e Arben Ahmetajt, gazetarja Ola Xama përpiqet t’a paraqesë Arben Ahmetajn si një hero që ka penguar projektin për inceneratorin e Tiranës, duke u bërë ballë Erion Veliajt, Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Klodian Zotos etj.

Kryefjala e shkrimit është lufta e Arben Ahmetajt kundër inceneratorit të Tiranës. Shkrimi avuziv me gjysmë të vërteta kompromenton rëndë BIRN, duke dëmtuar imazhin dhe reputacionin si një nga mediat më serioze dhe profesioniste në vend.

E vërteta është se beteja e Ahmetajt për të bllokuar inceneratorin e Tiranës është një përpjekje e tij për përqindje, ashtu siç mori pjesën e luanit tek inceneratori i Fierit dhe Elbasanit.

Nëse Ola Xama e beson vërtetë se Ahmetaj paskërka luftuar korrupsionin dhe i është ‘djegur barku’ për paratë publike, duke bllokuar inceneratorin e Tiranës, pse Arben Ahmetaj nuk pengoi inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, por përkundrazi udhëhoqi procesin në prapaskenë?!

A nuk financohen të tre projektet nga paratë publike?!

Nëse Ahmetajt i dhimbseshin paratë publike, pse hapi krahun në fund edhe për inceneratorin e Tiranës, pasi nisi të shtohej presioni me letra dhe shkresa, duke provokuar një konflikt mes degëve të qeverisjes?

E vërteta është se Arben Ahmetaj tentoi t’a pengonte inceneratorin e Tiranës, pasi kërkonte të ishte bosi i këtij biznesi, ashtu siç ishte pronari real i inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Kur e pa veten jashtë loje nga ky biznes, Ahmetaj nisi bashkëpunimin me Ilir Metën dhe një oligark mediatik për të ekspozuar dokumente kundër shokëve të tij, duke ruajtur gjithnë faktet kompromentuese për veten, siç ishin faturat e hoteleve që i paguante Klodian Zoto, komunikimet që i ruante në telefonin Blacberry në vilën në Hamallaj si dhe letrat e aferave të tjera me pasuritë publike.

Po si ka mundësi që në dosjen e SPAK Ahmetajt ekspozohet si koka e inceneratorëve, ndërsa Ola Xama e paraqet në BIRN si hero i anti-korrupsionit?

Si ka mundësi që relativizohet fakti se Arben Ahmetaj posedon dy vila dhe disa apartamente me para korrupsioni, me vlerë rreth 2.5 milionë euro, në një kohë kur një familje të zakonshme shqiptare i duhet të punojë një gjysmë shekulli për të siguruar një apartament?!

Dhe disa orë më vonë, Ahmetaj e përdor shkrimin e saj, për të lehtësuar pozitat nga arratia, duke ngritur dyshime të forta për një koordinim.

Në reagimin në emisionin Opinion, përmes zëdhënësit të tij, i cili më parë ka qenë edhe zëdhënës i Bodes, Ahmetaj tha ndër të tjera se ‘Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot”.

Me ‘ato që dolën sot’, Ahmetaj i referohet si ‘zbulimit’ nga Ola Xama të ‘luftës’ së tij kundër inceneratorëve, por edhe letrave që i kishte dhë zëdhënësit të tij për t’i laxuar tek Opinion.

Nuk do donim as t’a besonim që Arben Ahmetaj ka blerë dhe rekrutuar gazetaren Ola Xama, ashtu siç ka mbuluar me para dhe karkaleca ish zëdhënësin e Bodes, të cilit i ka hapur edhe një TV-kioskë ku pastron para. Por, dyshimet janë të forta.

Çdo gazetar është në të drejtën e tij të mbajë qëndrime apo të mbështesë një linjë që beson se anon e drejta, por nuk mund të përdoret BIRN, një media e besueshme që mbështetet nga Ambasada Amerikane, për të mbrojtur apo relativizuar korrupsionin në nivelet e larta.

Më të lexuarat