Nuk ndalet SPAK, arreston ish kryebashkiakun e Fushë-Arrësit Fran Tuci, ja për çfarë akuzohet

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/07/2023

Nuk ndalet SPAK, arreston ish kryebashkiakun e Fushë-Arrësit Fran Tuci, ja për çfarë akuzohet

SPAK nuk ndalet. Pas arrestimit të Safet Gjicit, Vangjush Dakos dhe kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt, SPAK ka arrestuar ish krebashkiakun e Fushë-Arrësit Fran Tuci.

Tuci akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është arrestuar mbrëmë nga policia me udhër të SPAK.

Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.