“Te gurorja do derdhet gjak”, pjesëtari i fisit Maja paralajmëron: S’ka burrë që do e mbyllë atë që ndodhi

Aktualitet

Publikuar: 08/07/2023

“Te gurorja do derdhet gjak”, pjesëtari i fisit Maja paralajmëron: S’ka burrë që do e mbyllë atë që ndodhi

Vëllai i dy personave të cilit u rrahën brutalisht nga fisi Rraja, iu drejtua me një pyetje publike ish-deputetit Rrahman Rraja se për çfarë arsye i dhunoi vëllezërit e tij.

Ai tha se shpërthimet në gurore po ua bëjnë banesat të pajetueshme dhe se u është mërzitur jeta në fshat, pasi policia nuk ka marrë masa.

“Këtë rastë me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë dhe na i rrahe vëllezërit. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori për “Euronews Albania”.