Sherri për guroren në Fushë-Krujë, arrestohet djali i deputetit të PS-së

Aktualitet

Publikuar: 07/07/2023

Sherri për guroren në Fushë-Krujë, arrestohet djali i deputetit të PS-së

Policia ka bërë me dije se edhe një person tjetër i përfshirë në sherrin masiv në Krujë është arrestuar. Bëhet fjalë për Rexhep Rrajën, djalin e deeputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

4 persona janë aktualisht në prangat e policisë.

Ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë mes dy fiseve, Maja dhe Rraja pati një përplasje të fortë fizike, pamjet e të cilës qarkulluan në media, ku për një gurore disa persona qëllohen me hunj në mes të një lokali të populluar me njerëz të tjerë të cilët pijnë kafe.