Gjykata liron ish dhëndrin e Anila Bashës, arrestimi skenar hakmarrje i gazetares pas ndarjes nga mbesa e saj, ja e vërteta e konfliktit

Aktualitet

Publikuar: 07/07/2023

Gjykata liron ish dhëndrin e Anila Bashës, arrestimi skenar hakmarrje i gazetares pas ndarjes nga mbesa e saj, ja e vërteta e konfliktit

Gjykata e Tiranës ka liruar sot drejtorin e Acromax, Aldor Nini, i cili u arrestuar disa ditë më parë, në kuadër të një skenari hakmarrës të gazetares Anila Basha.

Arrestimi i Aldor Ninit u paraqit nga disa media si një prangosje gjoja për krim kibernetik dhe mashtirim të VIP-a. Si në njoftimin e policisë, ashtu edhe sot në gjyaktë, nuk është përmendur një akuzë e tillë.

Në fakt, Nini u ndalua në mënyrë të paligjshme dhe abuzive nga policia, (siç e konfirmoi sot gjykata) pasi dyshohet se publikoi një video të ish bashkëjetueses së tij, Sara Basha, e cila shfaqej në gjendje të rënduar emocionale dhe thoshte se e kanë dhunuar.

Padyshim që publikimi i një videoje të tillë është një akt i shëmtuar, por vërteta e konfliktit nuk është ajo që thotë Anila Basha, por një histori rozës mes Aldor Ninit dhe mbesës së saj, Sara Basha.

Raporti mes Ninit dhe Sara Bashës është kthyer në konliktual. Sipas burimeve, Nini është ndier i trysnuar nga ndërhyrjet e Anila Bashës, e cila sillej si një vherrë dhe kryetar fisi.

Pas ndarjes (ndarjet janë normale dhe jeta vazhdon), Anila Basha nisi një fushatë sulmesh ndaj Aldor Ninit, duke e akuzuar se i kishte mbyllur rrjetet sociale të portalit të saj Newsbomb.

Aldor Nini dyshohet se hapi një faqe Limoni Arte duke degjeneruar me video Sara Bashën dhe hallën e saj, Anila Basha.

Në kuadër të përplasjeve, Aldor Nini dyshohet se publikoi një video të Sara Bashës në një moment tensioni dhe gjendje të rënduar emocioanle.