Eksploziv në Mamurras në objektin e një kantine vere, roja konstaton materialin shpërthyes dhe detonatorin

Aktualitet

Publikuar: 06/07/2023

Eksploziv në Mamurras në objektin e një kantine vere, roja konstaton materialin shpërthyes dhe detonatorin

Një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Bëhet me dije se një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse është gjetur në dyert e një kantine vere.

Lënda plasëse është konstatuar nga roja i objektit prapa godinës së kantinës. Bëhet fjalë për një lëndë plasëse artizanale, bidon amonit malor i përzier me naftë, teksa roja ka konstatuar dhe një kapsollë detonatorë me një fitil të pandezur.

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim, apo dështim të qëllimit të autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po këqyr kamerat dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të incidentit. Në pyetje është marrë roja si dhe pritet dëshmia e pronarëve të kantinës.