Aksidenti ku u përfshi Urbani i Tiranës së Re, Policia: Në pranga gjyshi i 12-vjeçarit që mbeti i plagosur

Aktualitet

Publikuar: 03/07/2023

Aksidenti ku u përfshi Urbani i Tiranës së Re, Policia: Në pranga gjyshi i 12-vjeçarit që mbeti i plagosur

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e motorit që u përplas ditën e djeshme me autobusin e linjës së Unazës.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi i mototmjetit ishte duke lëvizur kundravajtje. Si pasojë e përplasjes, përpos dëmeve materiale u lëndua nipi i shoferit të motorit i cili ndodhej së bashku me të në mjet.

Ishte gjshi i tij i cili po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt në lëvizje.

– H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;- njofton policia.