Një furgon i ngarkuar me kuti me para u gjet i parkuar pranë asaj që dyshohet se është një zyrë e shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin në Hotel Trezzini të Shën Petersburgut, raportoi portali hetimor Fontanka.
Në strehën sekrete, përveç tufave me rubla, u gjetën pasaporta false me foton e liderit të Wagner, armë dhe madje edhe kallëpe ari.
Prigozhin u largua nga Rostovi meduartrokitje dhe shtrëngime duarsh, rrugës për në Bjellorusi, por deri më tani duket se është zhdukur në ajër. Pas pamjes së djeshme të grupit Wagner në marshimin drejt Moskës, kreu i batalionit mercenar Yevgeny Prigozhin u zhduk nga radari. Dje, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se në Moskë ishte vendosur një regjim anti-terrorist, forcat ruse të sigurisë bastisën atë që tani konsiderohet si ish-selia e grupit Wagner, në Hotel Trezzini të Shën Petersburgut.
Sipas raportimeve nga portali hetimor Fontanka, Prigozhin la pas një “thesar” të vërtetë. Në orët e fundit janë gjetur 44 milionë euro cash (rreth 4 miliardë rubla, ed.), të ndara në kapakë brenda një furgoni të parkuar jo shumë larg Hotel Trezzini. Në një mesazh audio të transmetuar në kanalet Telegram, Prigozhin konfirmoi se paratë e gjetura janë përdorur për të paguar “pagat (e anëtarëve të grupit Wagner, ed.), për pagesën e të ashtuquajturës kompensim “Cargo 200” për familjet e luftëtarëve të vrarë dhe për çështje të tjera”.
Përveç parave, brenda zyrave gjatë aksionit u gjetën dokumente false të përdorura nga Prigozhin, si dhe armë, shufra ari, kompjuterë dhe dokumente të tjera të mbyllura në dhjetëra kuti, të cilat u sekuestruan dhe u morën jashtë Hotel Trezzini.