Motoristit i bie të fikët prej vapës, përplaset nga “Benzi”

Aktualitet

Publikuar: 24/06/2023

Motoristit i bie të fikët prej vapës, përplaset nga “Benzi”

Një shpërndarës picash me motor është përplasur me një makinë tip “Mercedez-Benz” këtë të shtunë, në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Aksidenti është shënuar në lagjen “18 Shtatori” dhe bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç. Mësohet se ai ka humbur kontrollin e motorit si pasojë e temperaturave të larta dhe më pas i ka rënë të fikët.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Pritet që ai të dërgohet në spitalin rajonal për marrjen e kujdesit të duhur shëndetësor.