Mbi 5 orë në SPAK për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, çfarë dëshmoi Arben Ahmetaj para prokurores

Aktualitet

Publikuar: 23/06/2023

Mbi 5 orë në SPAK për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, çfarë dëshmoi Arben Ahmetaj para prokurores

Detaje të reja mësohen nga dëshmia e ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dje në SPAK.

Ish ministri ka sqaruar për prokuroren Enkeleda Millonai pozicionin e tij për incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Ahmetaj ka deklaruar se si ish Minister i Ekonomisë dhe si ish ministër i Financave nuk ka patur asnjë rol vendimmarrës për inceneratorët.

Ahmetaj ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton, për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen, ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses Erjola Hoxha, me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022.

Sipas Ahmetajt “Zoto nuk ka patur vilë në Hamallaj që tia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka patuar asnjë rol vendimmarrës për inceneratoret. Ish zëvendëskryeministri ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga të tjerë përfshi edhe Klodian Zoton. Ndërsa sa i takon vilës në Palas ish zevendeskryeministri ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë prone pasi ajo i përket një shtetaseje zvicerane dhe duhet të pyesni atë për sqarime”.