I riu shqiptar u vra për një femër? Merren në pyetje shokët që e lanë në spital dhe u larguan

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2023

I riu shqiptar u vra për një femër? Merren në pyetje shokët që e lanë në spital dhe u larguan

Ditën e djeshme një 23-vjeçar shqiptar u vra në Athinë, Greqi.

Koço Myftari, me origjinë nga Delvina, u dërgua nga dy shokët e tij në spitalin e Athinës “Evangelismos”, por më pas ata u zhdukën. I riu shqiptar nuk mundi të mbijetonte pasi u plagos me thikë në shpatull.

Autoritetet greke po përpiqen të hedhin dritë mbi vdekjen misterioze të 23-vjeçarit shqiptar. Ato kanë nisur hetimet për gjetjen e autorit, ndërsa po shqyrtojnë besueshmërinë e dy miqve të viktimës, të cilët pretendojnë se 23-vjeçari ka marrë plagët fatale pas një debati në qendër të Athinës për një femër.

Dy të rinjtë kanë qenë ata që e kanë dërguar viktimën në spital pak pas orës 05:00 të mëngjesit, por ata janë zhdukur para se të përgjigjen para autoriteteve për ngjarjen. Më pas ata janë arrestuar dhe kanë treguar emrin e autorit që thuhet se ka sulmuar me thikë shqiptarin dhe motivin e ngjarjes.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë vlen të thuhet se një djalë tjetër i familjes Myftari është vrarë në vitin 2019 në Gjermani.