Vrasja e Stiven Toshkesit, policia shoqëron djalin e Admir Muratajt

Aktualitet

Publikuar: 12/06/2023

Vrasja e Stiven Toshkesit, policia shoqëron djalin e Admir Muratajt

Arbër Murataj, i shpallur në kërkim nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 19 prill, ku mbeti i vdekur Stiven Toshkesi, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Arbri është djali i grabitësit Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në një grabitje të organizuar në Rinas pak vite më parë.

18-vjeçarit i është marrë deklarata, e cila është përcjellë në prokurori, aty ku dhe do të kryhet vlerësimi dhe do të shqyrtohet deklarata e Muratajt. Pas dhënies së deklaratës, Murataj është lënë i lirë për shkakse nuk ka prova, që e implikojnë në lidhje me krimin, ku Axel Hoxha vrau me thikë Toshkesin.

Dyshohet se Murataj ka pasur konflikt me viktimën në lidhje me një vajzë. Gjithsesi, ai është i lirë pasi nuk ka prova nëse ka qenë apo jo i pranishëm natën e ngjarjes. Axel Hoxha dhe Ensi Maze, që ndodhen në burg janë rimarrë në pyetje dhe nuk kane nxjerre emrin e Arbër Muratajt si të përfshirë me ngjarjen.

Admir Murataj. Majtas fotoja origjinale e tij dhe djathtas i maskuar në grabitjen e Rinasit.