Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ndihet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi.
“Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë”, shkroi Putin në një telegram ngushëllimi drejtuar presidentit italian Sergio Mattarella, duke lavdëruar “urtësinë” e Berlusconit dhe “vendimet e ekuilibruara e largpamëse”.
“Vdekja e tij është një humbje e pariparueshme dhe një pikëllim i madh. Gjatë takimeve tona unë u ngarkova fjalë për fjalë me energjinë e tij të jashtëzakonshme të jetës, optimizmin dhe sensin e humorit”, vazhdoi presididenti rus.
Putin dhe Berlusconi kanë pasur prej kohësh lidhje miqësore që karakterizohej, me vizita të shpeshta dhe dhurata luksoze për njëri- tjetrin.