Ditë zie kombëtare në Itali, të mërkurën Silvio Berlusconi përcillet për në banesën e fundit

Botë

Publikuar: 12/06/2023

Ditë zie kombëtare në Itali, të mërkurën Silvio Berlusconi përcillet për në banesën e fundit

Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën. Ditën kur do të bëhet varrimi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconit.

Bëhet me dije se ceremonia e lamtumirës së fundit për Berlusconin do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike. Siç njoftoi qeveria italiane, nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike të vendit dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Silvio Berlusconi, ka vdekur sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Lideri i Forza Italia vuante nga leuçemia kronike mielomonocitare dhe ishte shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano më 9 qershor. Më herët, këtë vit ai qëndroi për 45 ditë në spital dhe doli më 19 maj.

Themeluesi i grupit televiziv Mediaset dhe i Forza Italia, ai ishte për më shumë se 25 vjet një figurë qendrore dhe kontroverse në politikën italiane dhe evropiane.