Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion marijunane, duke çuar në pranga tre të rinj shqiptarë.
Ata kishin kultivuar bimët narkotike brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç.
Sipas asaj që shkruajnë mediet e huaja, shtetasit shqiptarë ishin mbyllur brenda në ndërtesë në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e fqinjëve.
Policia gjeti dhe sekuestroi gjatë aksionit antidrogë 4000 bimë marijuanë me vlerë rreth 200 mijë euro. Gjithashtu u zbulua dhe një tunel për të fshehur sasitë e drogës në raste emergjente dhe një përrua rreth 80 metër i gjatë.