Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo ka thënë për mediat vetëm: ‘Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë’!
Bino ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. E vetëm pak ditë më parë ishte SPAK në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe zyrtarja tjetër, Laureta Sheta.
Kjo thirrje e SPAK ka prodhuar edhe reagime nga gazetarët i tillë është edhe rasti i moderatorit, Denis Dyrnjaja. Ky i fundit me ironi shkruan se, ‘I erdhi dita edhe Silva Binos të shkojë në SPAK, Ben Ahmetajt akoma jo’.
Moderatori i referohet akuzave të SPAK të cilat janë ngritur për ish-ministrin, Ahmetaj ku janë sekuestruar pasurit e bashkë jetueses së tij dhe ish-bashkëshortes.
Postimi i gazetarit:
“I erdhi dita edhe Silva Binos të shkojë në SPAK, Ben Ahmetajt akoma jo. Ky është vërtet vend I mrekullive dhe çudive”, shkruan gazetari.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.
Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.