Grushti i tij la në gjendje kome grekun, vetëdorëzohet në polici boksieri shqiptar

Aktualitet

Publikuar: 01/06/2023

Grushti i tij la në gjendje kome grekun, vetëdorëzohet në polici boksieri shqiptar

Boksieri shqiptar, Migen Pepa është dorëzuar në polici, pasi akuzohet për ngjarjen e 7 ditëve më parë në Elefsinë, Greqi, ku dhunoi me grushte 36-vjeçarin grek Thanos Adam. Ky i fundit aktualisht është i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari i ka dhënë fund arratisë dhe është dorëzuar në Komisariatin e Elefsinës. Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij ka shkuar në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen. Të bën përshtypje rrëfimi i autorit, se prej 7 ditësh Policia greke nuk e ka kërkuar.

Sherri mes tyre ka ndodhur të premten në mbrëmje. Thanos kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona që ndodheshin në një automjet dhe që hynë ilegalisht në një rrugë njëkahëshe. Më pas, sipas vëllait të viktimës, Thanos kishte debatuar me disa persona dhe më pas është goditur ose me një send të fortë, ose me grushta.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.