Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dorëzoi në KAS një kërkesë ankimimi të rezultateve të zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.
Kalicioni opozitar kërkonte të shpallej i pavlefshëm rezultati për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit, si dhe të hapeshin kutitë për rinumërim të votave.
Por Komisioni i Ankesave dhe Ankimimeve (KAS) rrëzoi kërkesën për shpalljen e pavlefshme të rezultatit.
Dy anëtarët e KAS, Ledio Braho dhe Elvis Cefa pranuan kërkesën e dytë që të rihapet kutitë, proces që do të kryhet më 5 qershor për rinumërimin e votave.
Kujtojmë se në Rrogozhinë i fitoi zgjedhjet me një rezultat të ngushtë prej 30 votash diferencë, kandidati i Partisë Socialiste. Edison Memolla