Prapaskena

Krim & Korrupsion

Prova të reja për vrasjen e Kastriot Myftarajt, njollë gjaku e ndryshme dhe dy gjurmë gishtash, u injoruan nga prokurori (burri i Ermonela Felajt)

Publikuar: 31/05/2023

Disa prova të reja vënë në dyshim versionin zyrtar, atë vetëvrasjes, në dosjen e vdekjes misterioze të gazetarit Kastriot Myftaraj.

Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Falaj, ka kërkuar që ta mbyllë si vetëvrasje dosjen e vdekjes së Myftaraj, duke kryer një hetim të mangët dhe anashkakuar analizimin e provave të rëndësishme, siç janë dy shenja gishtash, një njollë gjaku e ndryshme dhe një person me të cilin ka folur për herë të fundit në telefon.

Gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj ndërroi jetë më 7 korrik të vitit 2022, në rrethana misterioze, por me version zyrtar vetëvrasje: Duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në Tiranë.

Ka dyshime të forta se gazetari më polemizues në Shqipëri, i njohur për teoritë konspirative dhe zbulimin e të shkuarës së personazheve publikë, është eliminuar.

Prapaskena ka parë dokumente ekskluzive dhe sekrete, që tregojnë për një njollë gjaku në vendin e ngjarjes, e ndryshme nga gjaku i gazetarit të ndjerë. Prokurori i çështjes nuk ka kërkuar se kujt i përket njolla e gjakut, gjë që duhet të ishte një hap elementar i hetimit.

Në dritaren ku pretendohet se është hedhur Mytaraj janë konstatuar jo një, por dy shenja gishtash, sot ende të paidentifikuar se kujt i përkasin.

Nga ana tjetër, të gjithë miqtë e tij kanë konfirmuar se Myftaraj nuk ka patur asnjë shenjë depresive, madje ishte më aktiv se kurrë, përfshirë edhe në rrjetet sociale.

Sëmundja e tij nuk ishte e rëndë dhe sipas mjekëve ishte plotësisht e shërueshme.

Ndërjaq, nëna e Myftarajt ka shprehur bindjen se djalin ia kanë vrarë.

Gjithashtu, Myftaraj po priste dikë pak minuta pasi u hodh apo e hodhën nga ballokoni. Ai ishte bërë gati dhe kishte folur me dikë në telefon.

Nuk është hetuar se kush ishte personi i fundit me të cilin Myftaraj ka folur në telefon.



Më të lexuarat