Aksident i shumëfishtë në Milot-Lezhë, dy persona nisen drejt Traumës

Aktualitet

Publikuar: 31/05/2023

Aksident i shumëfishtë në Milot-Lezhë, dy persona nisen drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Sipas burimeve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion, 2 motorë me drejtues shtetas kroatë, si dhe një fuoristradë.

Si paosjë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.