Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një video tronditëse nga ‘JOQ ALBANIA’, siç duket nga pamjet një i ri i ka kërkuar nipit të tij ta filmojë teksa ai përdhunon një vajzë.
Siç edhe dëgjohet nga videoja, vajza ulëret që ai të ndalojë, por është e pamundur. Ndërkohë nuk mungojnë të sharat nga i riu që quhet Klodi. Vajza e gjendur në dhunën e të riut e ka të pamundur të bëjë diçka, teksa Klodi kryen marrëdhënie seksuale.
Policia në njoftimin e saj shkruan se ka siguruar videon origjinale dhe fton qytetarët që kanë informacion për këtë ngjarje të raportojnë.
Njoftimi i policisë:
Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.
Video e marrë nga joq:
Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.