Theth/ Ra nga një pemë lisi, 34 vjeçari ndërron jetë pas 11 ditësh në Spitalin e Traumës

Aktualitet

Publikuar: 29/05/2023

Theth/ Ra nga një pemë lisi, 34 vjeçari ndërron jetë pas 11 ditësh në Spitalin e Traumës

Një 34 vjeçar i cili u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ka humbur jetën pas 11 ditëve në spital.

Burime zyrtare njoftojnë se personi me inicialet P. K., ka ndërruar jetë dje në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi nga policia

Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.