Pista kryesore e hetimeve për sasinë e tritolit në fasonerinë në pronësi të italianit Roberto Bingaido, e cila dëmtoi derën hyrëse, është ajo e konflikteve që vetë ai ka pasur më herët me persona të tjerë.
Në verifikim janë edhe disa punëtorë që jam larguar më parë nga puna në fasoneri. Vetë Bingaido njihet për shoqërinë me persona problematikë edhe në Shqipëri.
Akoma nuk është përcaktuar sasia, por dyshohet të ketë qenë mesazh për sipërmarrësin italian.