Parandalohet krimi i rëndë në Elbasan/ Policia pikas një person me kallashnikov në dorë, po shkonte të vriste

Aktualitet

Publikuar: 26/05/2023

Parandalohet krimi i rëndë në Elbasan/ Policia pikas një person me kallashnikov në dorë, po shkonte të vriste

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e djeshme nga policia e Elbasanit.

Patrullat e policisë kanë pikasur një person në bulevardin kryesor të qytetit duke lëvizur me armë zjarri tip kallashnikov. Sapo forcat e policisë janë afruar, ai ka hedhur armën dhe është larguar.

Nga hetimet paraprake, rezulton se ky person i identifikuar tashmë nga policia është me predecentë të mëparshëm penalë dhe paraprakisht konfirmohet se do të kryente një krim. Hetimet e deritanishme kanë bërë që policia të ketë pista edhe mbi shënjestrën e personit.

Aktualisht ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.