PAMJE/ Shiu i dendur “pushton” Tiranën, përmbyten rrugët

Aktualitet

Publikuar: 26/05/2023

PAMJE/ Shiu i dendur “pushton” Tiranën, përmbyten rrugët

Vetëm pak minuta reshje mjaftuan që disa rrugë të Tiranë të përmbyten.

Rruga pranë mbikalimit të Selitës është “zhytur” në ujë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. E ngjashme është situata dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit.

Tirana sot është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm, shoqëruar me erë të fortë dhe shtrëngata. Ky mot pritet të vazhdojë dhe në fundjavë, sipas sinoptikanes Ladja Porja