Qeveria merr vendimin: Ukrainasit mund të qëndrojnë edhe dy vite në vendin tonë

Politikë

Publikuar: 24/05/2023

Qeveria merr vendimin: Ukrainasit mund të qëndrojnë edhe dy vite në vendin tonë

Këshilli i Ministrave ka miratuar  këtë të enjte vendmimin për zgjatjne e afatit për qëndrimin pa leje të ukrainasve në Shqipëri.

Sipas këtij vendimi shtetasit ukrainas që ikin nga lufta mund të hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri  pa leje për dy vite.

 VENDIMI:

 NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Kujtojmë se vendimi për të pritur ukrainasit në Shqipëri është marrë më 18 mars 2022, gati një muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë.