Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Qafë-Thanë.
Sipas informacioneve, një autobus pasagjerësh është përplasur me një automjet të vogël. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka shpërthyer në flakë dhe kanë mbetur të plagosur disa persona.
Burime për mediat bëjnë me dije se në spitalin e Prrenjasit kanë mbërritur me ambulancë disa prej të plagosurve, ndërkohë që të tjerët po transportohen drejt spitalit të Librazhdit.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnëj reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje